Les droits des étrangers face à la police? version albanaise

 

Embed or link this publication

Description

Version albanaise

Popular Pages


p. 1



[close]

p. 2

Teksti hyrës Kriza sociale dhe pyetja e Shtetit social në favor të Shtetit social aktiv dhe të politikave të kursimit shkaktojnë sidomos një prirje të izolimit dhe individualizimin që frenon solidaritetet. Kur këto këtu shfaqen , ato duken të dyshimta dhe në fund të fundit të dënuara. Mbyllja e politikave të migracionit dhe ashpërsia kundër atyre që përpiqen të hapin borden e solidaritetit , janë shembuj të qartë. Shteti , edhe ai është në krizë , në humbje të pushtetit , të legjitimitetit dhe të kreditit . çdo gjë shkon sikur ai shpërblen paaftësinë e tij në lidhje me planifikimin social , ekonomik ose internacional , me fjalime të ashpra dhe qëndrime represive, mbi investimi i funksioneve të rregullores të lidhura me kontrollin e popullatave dhe të territorit , domethënë të funksionit të tij policor. Një fonction i përkrahur nga një fjalim dhe një ngulmim për sigurinë që nënkupton çështjet e sigurisë –fizike dhe jo sociale – si shqetësime kryesore të popullatës dhe të politikës. Ky konkekst pak i gëzueshëm favorizon një pasiguri edhe më të madhe për personat e huaj që qëndrojnë në territorin belg , aq më tepër kur ata nuk kanë leje qëndrimi. Puna e terrenit të Picardie Laik të Krahinës të CAL është sidomos t’ju sjellë popullatave migrante të pranishme në territorin e saj të kompetencës një informacion të saktë në lidhje me të drejtat e tyre , duke respektuar plotësisht dinjitetin e tyre njerëzor dhe duke iu garantuar konfidencialitetin total të situatës tyre administrative. Në qoftëse manuali i Mathieu Beys është një mjet i çmuar për punonjësit e terrenit dhe për qytetarët që përkrahin dhe që shoqërojnë çdo ditë këta persona, ai është edhe më shumë për ata që kanë nevojë , vetë personat e huaj. QUELS DROITS POLICE Manuel juridique et pratique Préface d’Alexis Deswaef Président de la Ligue des droits de l’Homme ? Mathieu Beys FACE À LA Couleur livres Nëpërmjet sintezës , përkthimit dhe shpërndarjes të kapitujve të këtij manuali të konsakruar të drejtave të huajve, Picardie Laik i Krahinës synon të kontribuojë në aplikimin dhe mbrojtjen e të drejtave themelore të të gjitha qënieve njerëzore dhe të japë përkrahjen e saj personave ndër më të ekspozura të shoqërisë tonë. Për t’ia arritur , seanca pune dhe shkëmbimesh janë të organizuara me groupe personash me qëndrim të pasigurtë , që ata të informohen më mirë në aspektin e të drejtave themelore. Kjo punë ka një dimension politik : me këtë veprim , Picardie Laik i Krahinës synon të shprehë mospajtimin e saj të plotë me përgjigjjen e dhënë kryesisht për sigurinë që iu është kushtuar çështjeve që kanë të bëjnë me azilin dhe me migrantët.  3

[close]

p. 3

përmbledhje 1. TE HUAJT DHE POLICIA 2. KONTROLLET NE KUFI 3. HETIME PËRSA I PËRKET MARTESAVE TË RREME 4. ARRESTIMET DHE MBYLLJA ADMINISTRATIVE E ATYRE QE JANE « PA DOKUMENTA » 5. PËRDORIMI I FORCËS NË RASTIN E LARGIMIT ME DETYRIM NGA VENDI 6. PA DOKUMENTA DHE VIKTIMA TE SHKELJEVE 7. TË REAGOJMË PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË TË HUAJVE 5 9 15 21 31 39 41 1. TE HUAJT DHE POLICIA 5 4

[close]

p. 4

PO, në teori , kam të njëjtat të drejta ndaj policisë si çdo qytetar edhe në qoftë se unë jam i huaj ,ose nëse jam me qëndrim të paligjshëm . « Pa dokumenta » nuk do të thotë pra që nuk kam të drejta. Të gjitha të drejtat themelore të përshkruara zbatohen në përgjithësi edhe ndaj atyre që janë « pa dokumenta » : ndalohen trajtimet poshtëruese dhe mbajtja arbitrare , e drejta e jetës private dhe familjare , etj. POR , në qoftë se nuk e kam të drejtën e qëndrimit në Belgjikë , unë mund të rrezikoj , në çdo takim me një polic , edhe në qoftë se i kontaktoj për të bërë një ankesë , një arrestim , një urdhër për të lëshuar territorin, një mbajtje në një qendër të mbyllur dhe një largim drejt vendit tim të origjinës ( ose një tjetër vend që më pranon). 6 A kam të njëjtat të drejta ndaj policisë në qoftë se unë jam i huaj ose pa dokumenta ? A mund të jem shkelës i ligjit vetëm sepse jam « pa dokumenta » ? PO, në teori, unë rrezikoj një dënim prej tetë ditësh deri në tre muaj burg, një gjobë dhe një dosje gjyqësore vetëm sepse jam me qëndrim të paligjshëm në Belgjikë ( domethënë në qoftë se unë qëndroj dhe nuk kam të drejtë , por nuk mund të quhem i paligjshëm në qoftë se nuk kam me vete lejen e qëndrimit ose ajo ka skaduar ose jam në pritje të rinovimit të dokumentave). POR , në praktikë , rrallë herë mund të dënohem vetëm për qëndrimin tim të paligjshëm. Shteti nuk ka të drejtë të më dënojë ose të më dërgojë në burg për qëndrim të paligjshëm në qoftë se nuk më ka propozuar më parë kthimin vullnetar ose në qoftë se nuk ka përdorur metoda të tjera ( si psh. vendosje në qendër të mbyllur) për të bërë që unë të largohem, po të jetë nevoja edhe me forcë.  Tiré du manuel de Mathieu Beys 7

[close]

p. 5

2. KONTROLLET NE KUFI 9

[close]

p. 6

Në cilin kufi mund të më kontrollojnë ? Policët mund të më kontrollojnë , pa qënë të detyruar tëjustifikohen , në qoftë se unë kaloj një kufi jashtë hapësirës Shengen . Ekzistojnë trembëdhjetë pika kalimi në kufijtë e jashtëm në Belgjikë : gjashtë aeroporte (Bruksel Nacional, Deurne, Ostende, Gosselies, Bierset , Wevelgem ), gjashtë porte, (Anvers, Gand , Nieuport, Blankenberge, Ostende , Zeebrugge ) dhe terminali Eurostar i stacionit të trenit Bruksel-Midi. Në përgjithësi ( dhe vetëm për ndonjë përjashtim) , policët nuk mund të bëjnë një kontroll sistematik në qoftë se unë kaloj një kufi të brendshëm (një kufi tokësor me Francën, Gjermaninë , Luksemburgun , Hollandën) ose në qoftë se dal nga një tren ose nga një avion që vjen nga hapësira Shengen. POR , kontrollet në kufijtë e brendshëm mund tëribëhen vetëm në rast të një « kërcënimi serioz për rendin publik ose për sigurimin e brendshëm », për një kohëzgjatje maksimale prej tridhjetë ditësh ose më shumë, vetëm në qoftë se « zgjatja e parashikimit të kërcënimit serioz » është më e madhe se tridhjetë ditë .  Shteti mund ta rinovojë këtë zgjatje në qoftë se kërcënimi zgjat dhe duhet të informojë publikun lidhur me vendimin që ka marrë për të ushtruar kontroll, vetëm nëse ka arsye të forta sigurie që ta kundërshtojnë ». Belgjika e ka bërë më përpara këtë tip kontrolli sidomos gjatë kampionatit të futbollit Evropian të vitit 2000 për të vëzhguar tifozat. Ndryshe, policia mundet gjithmonë të më kontrollojë në befasi brenda territorit në zonat kufitare (në qoftë se nuk është një kontroll sistematik i fshehur në kufij ), ose në ndonjë port ose aeroport , për shembull sepse ajo më quan si të dyshimtë ose sepse ka marrë urdhërin për arsye të sigurimit publik ose për kontrollimin e të huajve.   Tiré du manuel de Mathieu Beys 10 11

[close]

p. 7

Varet në qoftë se unë kam shtetësinë e njërës prej 28 shteteve të UE ose në qoftë se jam pjesëtar i familjes së një qytetari të UE ( bashkëshorti ose partneri i regjistruar, fëmijë nën moshën 21 vjeç ose në ngarkim të qytetarit të UE ose të bashkëshortit ose partnerit ) ose jo. Në qoftë se unë jam qytetar i UE ose pjesëtar i familjes së një qytetari i UE ( pa marrë parasysh shtetësinë) policia mund të bëjë vetëm një « verifikim minimal » domethënë një pamje të thjeshtë dhe të shpejtë të vlefshmërisë së dokumentit « që më lejon të kaloj kufirin. Policia mund të sigurohet që unë jam i njëjti person me atë që është përmendur në dokument dhe që ky dokument nuk është i rremë. Policia mund gjithashtu të konsultojë bazën e të dhënave kombëtare, si BNG (banka e të dhënave të përgjithshme kombëtare) dhe evropiane si SIS (sistemi i informacionit Shengen) për të verifikuar nëse jam vërtetë një kërcënim , aktual dhe mjaft i rëndësishëm për sigurimin e brendshëm, rendin publik ose marrëdhëniet ndërkombëtare » por ky veprim nuk mund të bëhet rregullisht. Në qoftë se unë nuk jam qytetar i UE ose pjesëtar i familjes, policët mund të bëjnë « një verifikim të hollësishëm » si në hyrje ashtu edhe në dalje te hapësirës Shengen.  12 Çfarë mund të kontrollojë policia gjatë kalimit në kufi ? Ata duhet të verifikojnë gjithashtu : • që nuk e kam shkelur « kohëzgjatjen e qëndrimit maksimal të lejuar» , • nga unë kam hyrë e kam dalë nga hapësira Shengen (vulat në pasaportën time ), • provat e qëllimit të qëndrimit tim (letra e ftesës për vizitë familjare ose turistike , provat e veprimtarisë sime të biznesit….) ; • nëse mjeti im i transportit , objektet që unë transportoj ose unë personalisht « nuk paraqesin rrezik për rendin publik , sigurimin e brendshëm, shëndetin publik ose marrëdhëniet ndërkombëtare të njërës prej shteteve anëtare » , duke konsultuar bazën e të dhënave të Sistemit të informacionit Shengen (SIS) « «nëse është e nevojshme ».  Tiré du manuel de Mathieu Beys 13

[close]

p. 8

A mund të më marrin shenjat e gishtave gjatë kontrollit në kufi ? PO, në qoftë se unë kërkoj azil ose në qoftë se kam një vizë Shengen për një qëndrim të shkurtër , policët mund të verifikojnë nëse shenjat e gishtave të mia përputhen me ato të personit që ka marrë vizën.Këto shenja janë marrë në ambasadë dhe gjenden në sistemin e informacionit për vizat, « VIS » (sistemi i informacionit për vizat ) 14 3. Hetime përsa i përket martesave të rreme 15

[close]

p. 9

Policët mund të bëjnë një hetim në qoftë se ata dyshojnë që « qëllimi i njërit prej bashkëshortëve (të ardhshëm) (ose ata që jetojnë së bashku në mënyrë ligjshme) nuk duket se është krijimi i një bashkësie jetese të qëndrueshme , por vetëm përfitimi i lidhur me të drejtën e qëndrimit ». Këtë e quajmë një martesë « të rreme », e « simuluar » ose për interes ». Hetimi mund të shërbejë për : • të më dënuar nga një muaj deri në tre vjet burg dhe një gjobë ; • të kundërshtuar projektin e martesës ose bashkëjetesën ligjore ; • të bërë të pavlefshme më vonë një martesë ose një bashkëjetesë ligjore. Në praktikë, policët mbledhin informacionet veçanërisht pranë komshinjve, pronarit , portierit të ndërtesës, postierit, tregëtarëve, komunës, familjes sime ( për shembull ish bashkëshort- i (ja) fëmijët e mi , dëshmitarët e martesës sime …) 16 Në cilin rast mund të bëhet një hetim përsa i përket marrëdhënies time bashkëshortore ? Çfarë ndodh gjatë marrjes në pyetje nga ana e policëve në qoftë se unë jam i dyshuar për martesë të rreme ? Policët vijnë shpesh në shtëpi për të verifikuar kushtet e jetesës dhe vërtetësinë e bashkëjetesës . Unë mund të kundërshtoj që ata të hyjnë dhe ata nuk kanë të drejtë të hyjnë me forcë, por kundërshtimi im mund të ketë si pasojë një kundërshtim për të kryer martesën time ose për të lejuar bashkëjetësën ligjore. Unë jam shkelës i ligjit në qoftë se kam bërë ose tentuar të bëj një martesë ose një bashkëjetesë për interes. Marrja ne pyetje mund të bëhet si në një seancë dëgjimi për një të dyshuar dhe duhet të kem të gjitha të drejtat që lidhen pikërisht me mundësinë që të këshillohen nga një avokat para marrjes në pyetje.   Tiré du manuel de Mathieu Beys 17

[close]

p. 10

Policët mund të më pyesin pikërisht : • si dhe kur e kam njohur të fejuarin (en) tim (e) ; • kush na ka prezantuar me njëri- tjetrin ; • kush janë pjesëtarët e familjes së tij (së saj) dhe çfarë bëjnë ata në jetë ; • kur dhe si kemi folur për martesë ose bashkëjetesë ligjore për herën e parë ; • cilat janë gjellet, ngjyra, libri, filmi i tij (saj) të preferuar ; • nëse është bërë një pagesë për të përfunduar marrëdhënien time; • në qoftë se ne kemi patur marrëdhënie seksuale, në çfarë ritmi dhe kur herën e fundit ; • cilat janë të ardhurat e secilit dhe si rregullohemi midis nesh për shpenzimet shtëpiake . Ata mund të bëjnë të njëjtat pyetje partnerit(es) tim(e). Në qoftë se ka shumë kundërshtime, martesa ose bashkëjetesa mund të kundërshtohet ose anulohet. Si në çdo marrje në pyetje , është në interesin tim ta nënshkruaj proçes -verbalin, vetëm pasi ta kem rilexuar mirë dhe të jem plotësisht dakort me përmbajtjen. Eshtë në interesin tim të kërkoj një kopje të proçes-verbalit, por policët mund të presin një muaj para se të ma japin. 18 A jam i detyruar t’u përgjigjem pyetjeve të policëve rreth marrëdhënies sime ? JO, nuk jam i detyruar të përgjigjem, sepse përgjigjet e mia mund të kenë si pasojë edhe një dënim nga gjykata. POR, në praktikë, në qoftë se unë kundërshtoj ata mund të mendojnë që marrëdhënia ime është e rreme, gjë që mund të shkaktojë kundërshtimin ose anulimin e martesës ose të bashkëjetesës ligjore.  Tiré du manuel de Mathieu Beys 19

[close]

p. 11

A mund të përfshihem në Bankën e të dhënave kombëtare në qoftë se bëhet një hetim kundër meje përsa i përket martesës së rreme ? PO, policët mund të më fusin në bankën e të dhënave të përgjithshme kombëtare (BNG) në qoftë se një gjyqtar e kërkon atë në kuadrin e një hetimi lidhur me projektin tim të martesës ose të bashkëjetesës ligjore. Shtytja ose kundërshtimi i martesës ose i bashkëjesës ligjore do të përfshihet në regjistrin e popullatës , pikërisht për të shmangur një përpjekje të re nga ana ime, pranë një komune tjetër mbas kundërshtimit të parë. 20 4. ARRESTIMET DHE MBYLLJA ADMINISTRATIVE E ATYRE QE JANE « PA DOKUMENTA » 21

[close]

p. 12

Kur mund të më ndalin mua si i huaj ? A mund të trokasin në derën time vetëm sepse jam « pa dokumenta»? Në përgjithësi , JO . Në qoftë se rri në shtëpinë time mbasi kam marrë një urdhër për t’u larguar nga territori , unë duhet të përgatitem për një vizitë të policëve. Në qoftë se ata më gjejnë në shtëpinë time, ata mund të më çojnë në një qendër të mbyllur. Në qoftë se unë kundërshtoj t’ju hap portën , ata nuk mund të përdorin forcën për të hyrë, vetëm në rast urgjence, ose në qoftë se kanë një vendim nga një gjykatës. Por, ata mund t’i bëjnë një raport Zyrës së të huajve, e cila mund të shënojë kundërshtimin tim dhe, në qoftë se më ndalin pas kësaj , ata mund ta përdorin atë për dërgimin tim të menjëhershëm në qendër të mbyllur. Mund të ndodh gjithashtu që policët përdorin dredhinë për të hyrë në shtëpinë time , duke thënë , për shembull , që ata vijnë për një rrjedhje gazi që nuk ekziston. Ky është një veprim i paligjshëm.  Tiré du manuel de Mathieu Beys Në qoftë se unë jam i huaj, policia mund të më ndalojë : • në të gjitha rastet që lejojnë arrestimin e një qytetari belg ose të huaj. • në qoftë se unë nuk kam me vete dokumentin e identitetit ose lejen e qëndrimit në rregull. 22 23

[close]

p. 13

 Mund të më thërrasin policët duke përdorur një arsye të rreme në komisariat për të lehtësuar largimin tim ? JO, meqënëse jam i huaj me qëndrim të paligjshëm dhe nuk jam i kërkuar për një krim të rëndësishëm , është e ndaluar të më bëjnë një kurth duke treguar një arsye të rreme dhe të pa rëndësishme ( për shembull, « plotësimin e dosjes suaj » që të më tërheqin në komisariat dhe pastaj të më ndalin , të më mbyllin , të më largojnë drejt vendit tim të origjinës (ose një tjetër shtet tjetër që më pranon).Eshtë e ndaluar që « në mënyrë të vetëdijshme të mashtrohen njerëzit, edhe kur janë të paligjshëm, duke i thirrur, për t’i privuar nga liria e tyre. 24 Policia mund t’i marrë fëmijët e mi nga shkolla ? PO, asgjë nuk e ndalon policinë që të ndalojë fëmijët e mi në shkollë për qëndrim të paligjshëm . Policët duhet të : • lajmërojnë drejtorinë e shkollës para se të ndërhyjnë dhe të kërkojnë ndihmën e saj në përmbushjen e misionit « me qëllim që të sigurojnë një shoqërim sa më të mirë për fëmijën » ; • të mos jenë të veshur me uniformë dhe të paraqesin kartën e tyre ; • mos të ndërhyjnë gjatë orëve të mësimit ; • në qoftë se është e mundur të shoqërohen nga një tjetër pjesëtar i familjes. Policët nuk mund të hyjnë brenda në shkollë pa patur lejen e drejtorisë.  Tiré du manuel de Mathieu Beys 25

[close]

p. 14

Në qoftë se policët më ndalin sepse nuk i kam dokumentat në rregull, ata mund të më mbajnë, vetëm për kohën e nevojshme që ju duhet për të dërguar një raport në Zyrën e të huajve dhe për të pritur vendimin e saj. Policët duhet të më lirojnë sapo të informohen që kam të drejtë të jem në Belgjikë ose që Zyra e të huajve nuk dëshiron të më mbyllin .Mbajtja ime në polici mund të zgjasë maksimum 24 orë, domethënë dy herë më shumë se një arrest administratif për Belgët. Në qoftë se Zyra e të huajve nuk merr asnjë vendim brenda këtij afati , ata duhet të më lirojnë. Eshtë në interesin tim të mos nënshkruaj në regjistrin e privimit të lirisë i cili përmban orët e paraburgimit që nuk përputhen me realitetin. Në bazë të vendimit të Zyrës së të huajve, policët mund : • të më lënë të lirë pa më dhënë urdhrin që të largohem nga territori, për shembull një procedurë e azilit ose rregullimi është në vazhdim e sipër; • të më japin një urdhër për të lëshuar territorin në një afat të përcaktuar (maksimum tridhjetë ditë) dhe të më lirojnë; • të më shoqërojnë drejt një qendre të mbyllur me një urdhër që të largohem nga territori ose të më dorëzojnë tek « bashkëpunëtorët e sigurimit –shoferat » e Zyrës së të huajve ; • të më shoqërojnë në aeroport me një urdhër që të largohem nga territori. 26 Për sa kohë mund të më ndalojnë në qoftë se nuk i kam dokumentat e mia në rregull ? Cfarë kam të drejtë te di gjatë arrestimit tim ? Unë kam të drejtë të njoh arsyet e arrestimit tim në një afat të shkurtër dhe në gjuhën që unë kuptoj.Në praktikë , kjo e drejtë respektohet rallë herë sepse për policët mjafton që unë të nënshkruaj marrjen e vendimit të OE për mbylljen time, i cili është i shkruar në frëngjisht ose në flamisht.Si rregull, unë duhet të marr më shumë informacione sapo të arrij në qendrën e mbyllur por ka pak mundësi që të kem një përkthyes. Për të shmangur çdo keqkuptim, është në interesin tim që të mos nënshkruaj asnjë dokument. Fakti që unë kundërshtoj të nënshkruaj një vendim nuk më pengon të kem një kopje.  Tiré du manuel de Mathieu Beys 27

[close]

p. 15

Si i huaj i ndalur për verifikimin e situatës sime ose në pritje të një urdhri për largimin nga territori, kam të njëjtat të drejta si çdo njeri tjetër i arrestuar. Unë mundem pikërisht : • të lajmëroj një njeri të besueshëm për arrestimin tim • të kem një vizitë mjekësore falas • të pi, të ha në orët normale të ngrënies dhe të kryej nevojat për higjenë. Parimisht , nuk kam të drejtë të përfitoj ndihmën e një avokati por asgjë nuk më pengon ta bëj kërkesën. Para largimit tim me forcë,unë kam të drejtë të bëj valixhet dhe të marr një inventar të policisë ku përshkruhen objektet që kam marrë dhe ato që kam lënë në Belgjikë dhe informacionet mbi masat që janë marrë në mënyrë që unë t’i tërheq ato më vonë. 28 Cilat janë të drejtat e mia gjatë arrestimit në komisariatin e policisë ? A jam i detyruar t’i përgjigjem pyetjeve të policëve ? JO, kam të drejtë të mos flas si për çdo marrje tjetër në pyetje . Në qoftë se unë nuk kam dokument identiteti , Zyra e të huajve duhet të jetë në dijeni nga vij unë dhe të merret vesh me vendin tim të origjinës para se të më largojnë nga vendi. Policët pra, do të më bëjnë pyetje për të ditur kush jam dhe nga cili vend vij . Ata mund të kërkojnë një përkthyes për të mësuar origjinën time në bazë të gjuhës që flas dhe theksit tim ( mund të ndodh , për shembull , që të huajt që e paraqesin veten si palestinezë janë të konsideruar si marokenë , tunizianë ose algjerianë).  Tiré du manuel de Mathieu Beys 29

[close]

Comments

no comments yet